U arratis nga burgu i Smrekonicës, policia përsëri e arreston dhe e kthen në të njëjtin burg

Kronikë e zezë

U arratis nga burgu i Smrekonicës, policia përsëri e arreston dhe e kthen në të njëjtin burg

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:04
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës pas një jave ka arritur që ta arrestojë një person që ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës.

Të hënën e 14 gushtit të këtij viti, një i burgosur kishte arritur që të arratiset nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës.

Mirëpo Policia e Kosovës pas një jave ka arritur që të njëjtin ta kap dhe ta arrestojë në fshatin Kollë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte duke vuajtur dënimin në Qendrës Korrektuese të Burgut të Smrekonicës, por që më 14 gusht ai kishte arritur që të arratisej.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në Qendrën Korrektuese të Burgut në Smrekonicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat