Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një të dyshuar për grabitje të armatosur në një pikë derivatesh në Prishtinë.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një grabitje e armatosur ka ndodhur në një prej pikave të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

“Sot rreth orës 03:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një pikë derivatesh në lagjen Veternik në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, të cilat kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari i kishte shkaktuar edhe lëndime një punëtori dhe kishte arritur që të grabis një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por që pas aksionit të policisë ai është arrestuar.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës), ka arrit të merr një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personit të dyshuar policia i ka gjet dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefona, një çantë etj. Po ashtu lidhur me këtë rast policia ka sekuesteuar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat