Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Veternik, policia e arreston brenda pak minutash

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Veternik, policia e arreston brenda pak minutash

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në lagjen Veternik të Prishtinës, në orën 03:00

Mirëpo rastit i janë përgjigjur njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, të cilat kanë arritur të identifikonin dhe arrestonin personin e dyshuar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës), ka arritur të merrte një sasi parash dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij”, tha Ahmeti.

 Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai, që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raporimit të rastit. Personit të dyshuar policia i ka gjetur dhe konfiskuar një sasi parash, dy telefona, një çantë etj.

Po ashtu lidhur me këtë rast policia ka sekuesteuar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuari .

Aktualisht hetuesit policorë  në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karkaterizojnë këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat