Hajni vjedh 55 mijë euro mall në një depo në Pejë, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Hajni vjedh 55 mijë euro mall në një depo në Pejë, arrestohet nga Policia

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar M.B., 28 vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur mall në vlerë prej pesëdhjetë e pesë mijë euro.

Vjedhja dyshohet se është kryer në një depo në Pejë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast  “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë,  i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë  (5.5000)  Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

Pas një pune intensive  nga  hetuesit  rajonale  është identifikuar dhe  arrestuar  i dyshuari  M. S. B. lindur   1992.

  Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat