Një femre në Prishtinë tentohet t’i grabitet qaforja

Kronikë e zezë

Një femre në Prishtinë tentohet t’i grabitet qaforja

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:23
Foto Ilustrim

Një person duke përdorur një sprej, kishte tentuar të vjedh qaforen e një femre e cila ishte duke u kthyer në banesën e saj, mirëpo nuk kishte arritur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:25 në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat