Rrahje e rëndë mes fëmijësh në Prizren, njëri përfundon në emergjencë

Kronikë e zezë

Rrahje e rëndë mes fëmijësh në Prizren, njëri përfundon në emergjencë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Një rrahje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Prizren mes dy fëmijëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren në rrugën “Hamit Bojniku”, është raportuar për një rrahje mes fëmijëve.

Sipas njoftimit, njëri prej fëmijëve, në këtë rast viktima, kishte kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë për shkak se pas mosmarrëveshjes që kishte me një fëmijë tjetër kishte pësuar lëndim trupor, shkruan lajmi.net.

Viktima mbetet në tretman mjekësor në spital, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Është identifikuar edhe i dyshuari dhe është njoftuar prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat