Përleshje me armë zjarri në Prizren, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Përleshje me armë zjarri në Prizren, arrestohen dy persona

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për një përleshje në Prizren, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator, ku në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një gëzhojë, ndërsa njërit nga të dyshuarit iu është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i PK-së:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Besim Shala, Prizren 21.09.2020 – 00:00. Për shkak të një rrahje në mes të disa personave janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në rast është përdorë edhe arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga njëri prej të dyshuarve kanë sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat