Vushtrri, një person ikë nga burgu dhe sërish bie në duart e policisë

Kronikë e zezë

Vushtrri, një person ikë nga burgu dhe sërish bie në duart e policisë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Kollë të Vushtrrisë, pasi i njëjti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës.

I dyshuari ishte arratisur nga burgu më 14.09.2020, ndërsa është arrestuar nga policia të hënën.

“Fsh. Kollë, Vushtrri 14.09.2020-17:10. Lidhur me rastin më datë 21.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili ka qenë në arrati pasi më datë 14.09.2019 deri sa ka qenë në vuajtje të dënimit është arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në Qendrën Korrektuese të Burgut në Smrekonicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat