Përleshje mes fëmijëve në Prizren, njëri bëhet për spital

Kronikë e zezë

Përleshje mes fëmijëve në Prizren, njëri bëhet për spital

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një përleshje ka ndodhur mes dy fëmijëve në Prizren, ku njëri nga ta është lënduar rëndë.

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:50.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

 Rr. Hamit Bojniku, Prizren 21.09.2020-14:50. Është raportuar se viktima  mashkull  kosovar (fëmijë) kishte kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë për shkak se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me një tjetër të dyshuar mashkull  kosovar (fëmijë) kishte pësuar lëndim trupor. Viktima mbetet në tretman mjekësor në spital, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Është identifikuar edhe i dyshuari dhe është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat