Vritet nga policia një qytetar në Prizren, dalin detajet si ndodhi vrasja

Kronikë e zezë

Vritet nga policia një qytetar në Prizren, dalin detajet si ndodhi vrasja

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:38
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në Lagjen e Trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar B.Sh. me pseudonimin “Qorri”, i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest për vepër penale tentim-vrasje.

Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtie me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore, ku nga mjekët kompetentë është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Vrasje në Tusuz të Prizrenit

Një qytetar është vrarë sonte në Prizren.

Sinjali mëson nga burime të sigurta se viktima po kërkohej që një kohë nga policia dhe për të njëjtin ishte lëshuar urdhër-arrest, së paku dy herë.

Tutje, burimet bëjnë me dije se policia ishte informuar se i dyshuari mund të paraqiste rrezik gjatë arrestimit, pasi ishte shprehur kundër arrestimit dhe dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.

Me rastin e ndërhyrjes së policisë, dyshohet se viktima i ka rezistuar arrestimit dhe për pasojë policia është detyruar të përdorë forcë, përfshirë edhe armën e zjarrit.

Nga përdorimi i armës së zjarrit, viktima fillimisht është plagosur dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

***

Rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes ka ndodhur një vrasje në lagjen Tusuz në Prizren.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat