Ndërron jetë 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë rreth një javë më parë

Kronikë e zezë

Ndërron jetë 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë rreth një javë më parë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:49
50-vjeçari tërhoqi qenin zvarrë me makinë

50-vjeçari i cili vrau qenin e tij duke e tërhequr zvarrë me makinë ka ndërruar jetë ditën e sotme (22 shtator) si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi pavarësisht se Faik Përkoxha ishte banues në Sukth.


Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ishte baba i 5 fëmijëve dhe ditën e nesërme do të dërgohet në Sukth.

“Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete, i cili nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes” – njofton policia.

50-vjeçari kishte lidhur qenin e tij pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë në Sukth derisa katërputroshi ngordhi. Kjo ngjarje është regjistruar rreth një javë më parë.

Pas kësaj, Përkoxha u gjobit për keqtrajtimin e kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat