Makina përplas të moshuarin me kalë në aksin Korçë-Bilisht, vdes 70-vjeçari, ngordh kali

Kronikë e zezë

Makina përplas të moshuarin me kalë në aksin Korçë-Bilisht, vdes 70-vjeçari, ngordh kali

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin Korçë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 05:35, në afërsi të fshatit Neviçisht.

Shtetasi Ervin Gega, 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin Hekuran Ramo, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Përplasja ka rezultuar fatale edhe për kalin i cili ka ngordhur.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes,  personi ka dalë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në aksin nacional.

Në momentin që ka dalë në mes të rrugës kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para automjetit që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit shtetasi u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat