Dy persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:26
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku,  ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Sipas dëshmitarëve të rastit ka edhe persona të lënduar nga ky aksident.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të mëdha në magjistralen Prishtinë – Gjilan. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat