Policia e Kosovës në Graqanicë ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit janë gjetur tri paketa me barna të llojeve të ndryshme pa banderola të organeve të R. së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë konfiskimi i barnave dhe rasti është inicuar në procedurë të rregullt.