Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:06
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në lidhje me këtë rast,  zyrtarja për Informim e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se  aksidenti ka ndodhur me dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rast po merret Njësiti i  Trafikut”, tha Ahmeti për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat