Xhaxhai i vrau nënën, djali: Po u dënua shpëtoi, po doli jashtë ...

Kronikë e zezë

Xhaxhai i vrau nënën, djali: Po u dënua shpëtoi, po doli jashtë ...

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:31
Xhaxhai i vrau nënën

Gjykata penale e Tiranës ka zhvilluar seancën gjyqësore për vrasjen e Lirie Xhepës në 13 Shkurt të vitit të shkuar, nga kunati i saj Dashamir Xhepa.

Në sallë si dëshmitari i thirrur nga prokuroria erdhi Marjus Xhepa, djali i viktimës.

Ai nga banka e dëshmitarit ka kërcënuar hapur xhaxhin e tij duke i thënë se ‘po u dënua shpëton, unë e dua jashtë’.

U desh ndërhyrja e gjykatës për të qetësuar  25-vjeçarin.

Gjatë dhënies së dëshmisë ai tha:

‘Kam pasur marrëdhënie shumë të këqija me xhaxhin ai ka qenë zënë me të gjithë. Unë kisha 7 vite që nuk i flisja, problemet nisën që kur vdiq babi. Mami kishte marrë urdhër mbrojte nga policia për shkak të xhaxhit dhe konflikteve të vazhdueshme pasi ai i kërkonte para.

Ai i kërkonte para dhe e ndiqte nga mbrapa, unë për këtë arsye jam zëne me atë. 6 muaj para se të ndodhte ngjarja mami kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

Unë e shoqëroja çdo ditë në punë për arsye se ai i shkonte gjithmonë nga mbrapa.  Ai ishte i papunë, natën e ngjarjes ai i ka marrë mamit nga çanta 500 euro të cilat nuk janë gjet akoma.

Më 13 shkurt unë e kam dërguar mamin në punë dhe e kam parë Dashamirin duke na ndjekur, por sa e pashë unë ai u fsheh pas një makine. Më pas jam nisur drejt fierit për të takuar vëllain që kisha në burg. Jam kthyer në darkë rreth orës 21 në tiranë.

Kur kam vajt në shtëpi nënën nuk e kam gjet aty. Kam pyet vëllain e vogël Romeon se ku ishte mami dhe ai më tha se ka zbrit poshtë (në kombinat) kam prit zgjuar deri nga ora 23 më pas më ka zënë gjumi, pasi isha shumë i lodhur.

Në mëngjes më ka zgjuar polica të cilët me kanë thirrur për të parë nëse gruaja e vrarë ishte nëna ime. Trupin e pajetë e kishin parë njerëzit e tjerë të lagjes, të cilët kishin lajmëruar policinë. Vendin ku u vra nëna ime e kam rreth 300 metra larg shtëpisë.

Nënën time e ka vrarë Dashamir Xhepa, pasi më kishte thënë që do ta vriste, që përpara 7 vitesh, por unë i thoja merru me mua. Pasi kam identifikuar trupin kam vajtur në polici dhe kam dhënë deklarime më pas, kam shkuar për të bërë ceremoninë e varrimit.

Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare ishte zhdukur, nuk ishte në varrim dhe e kam parë më pas në gjykatë’.

Ndër të tjera Marjusi thotë:

Të gjithë njerëzit kanë qenë në dije të konflikte që ne kishim me atë. Nuk e di nëse ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja. Ju me kuptoni unë po dridhem i tëri (ishte i tensionuar), ai është legen se nuk u mor me mua por me një femër. Përveç konfliktit të lekëve, nuk ka pasur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk ka pasur çështje simpatie apo lidhje sentimentale.

Situata u tensionua në sallën e gjyqit, pasi Dashamir Xhepa akuzoi nipin se nuk po thotë të vërtetën ndërsa i pandehuri tha se nuk ishin të vërteta ato që thoshte Xhepa duke iu drejtuar me fjale fyese.

Në seancën  e radhës do të jepen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat