Policia e Kosovës shkatërron plantacione me bimë narkotike në zonën e Koshares

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës shkatërron plantacione me bimë narkotike në zonën e Koshares

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:11
Koshare

Policia e Kosovës, pas incizimit të terrenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, sot, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelbër kufitare në Koshare, konkretisht në vendin UJZE-Rripe e vogël, ka zbuluar 6 plantacione me marihuanë, përkatësisht 1270 bimë narkotike me gjatësi 1.50 deri 3 metra.

Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia antidrogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, aksioni është zhvilluar në kuadër të implementimit të Planit Operativ "Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare - Perëndim, pas aktiviteteve të incizimit me dron të terrenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat