Arrestohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me aksionin në Karaçevë

Kronikë e zezë

Arrestohen edhe dy persona të dyshuar lidhur me aksionin në Karaçevë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva” për veprën penale “kontrabandë me mallra”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë.

“Në vazhdën e veprimeve operative të grupit hetimor në lidhje me rastin e njohur si ,,KARAÇEVA’’ hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës sot më 23.09.2020, kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët në ditën e realizimit të operacionit policor nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre .Të dyshuarit janë arrestuar në dyshimet se; në vazhdimësi gjatë periudhës kohore 2019-2020 janë marr me veprën penale “kontrabandimin i mallrave” nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ku për pasojë i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit” thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve prokurori kompetent ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat