60 aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Kronikë e zezë

60 aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Numri total i aksidenteve të djeshme është 60, nga kjo shifër, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 vetëm me dëme materiale.

Për personat që shkelën rregullat e trafikut u shqiptuan 1,015 gjoba.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat