I dënuar për kultvim kanabisi në Shqipëri, ekstradohet nga Greqia 29 vjeçari

Kronikë e zezë

I dënuar për kultvim kanabisi në Shqipëri, ekstradohet nga Greqia 29 vjeçari

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve, nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

 Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur:

Më datë 14.10.2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat