​Vret gruan me shufër, ngritet aktakuzë

Kronikë e zezë

​Vret gruan me shufër, ngritet aktakuzë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 25 korrik 2020.

Sipas aktakuzës, N.M., më 25 korrik 2020, në Berivojcë të Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M. ka kryer veprën penale vrasje e rëndë. Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat