Gruaja gjendet e pajetë në banesë, pranë saj e mitura prej 24 orësh e pa ngrënë

Kronikë e zezë

Gruaja gjendet e pajetë në banesë, pranë saj e mitura prej 24 orësh e pa ngrënë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj sot në Pogradec.

Në banesën e saj, kur ka shkuar policia, ka gjetur edhe një vajzë të mitur 10-vjeçare.

Vajza për fat të mirë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo është dërguar më pas, për kontroll në spitalin e Pogradecit.

Vajza rreth 10 vjeçe ishte me epilepsi dhe dyshohet se kishte 24 orë pa ngrënë.

Menjëherë pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten, ndërsa nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë, për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës.

Mësohet se fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi.

Raportohet se fëmija është gjetur i nxirë, nga mungesa e ushqimit.

Gruas së pajetë me shtetësi maqedonase do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, ndersa rreth 1 muaj më parë mesohet se asaj i kishte vdekur edhe bashkëshorti.

Ndërkohë në banesë policia tha se ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasje.

Policia sakaq ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat