Arrestohet pejani që në gjendje të dehur kishte kërcënuar me armë familjarët

Kronikë e zezë

Arrestohet pejani që në gjendje të dehur kishte kërcënuar me armë familjarët

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:38
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Mbrëmjes e së shtunës, në qytetin e Pejës është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar për si që i njëjti në gjendje të dehur kishte kërcënuar me armë anëtarët e familjes.

“Njësia policore me të arrit në vendin e ngjarjes, kishte hasur dhe konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një Pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një Pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat