Vjedhje e rëndë në Garaqanicë dhe Prishtinë, hajnat vjedhin para dhe ari

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Garaqanicë dhe Prishtinë, hajnat vjedhin para dhe ari

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Dy raste të vjedhjes janë raportuar brenda 24 orëve në polici.

Rasti i parë i vjedhjes ka ndodhur në Graqanicë, kurse tjetri në Prishtinë.

Sipas policisë, në të dy rastet hajnat kanë vjedhur para, kurse në Garaqanicë kanë arritur të marrin edhe një sasi të arit.

Rastet sipas raportit të policisë:

Graqanicë 26.09.2020 – 22:15. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur, kanë hyr me forcë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur të holla, dhe një sasi ari. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 26.09.2020 – 23:50. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur, kanë hyr përmes derës së ballkonit, e cila ishte e hapur në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur të holla. Rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat