Shkulën drunjtë nga hapësira publike, dënohen dy persona

Kronikë e zezë

Shkulën drunjtë nga hapësira publike, dënohen dy persona

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:20
Foto Ilustrim

Dy qytetarëve në Vushtrri u është shqiptuar nga një gjobë me vlerë prej 200 eurosh për shkak që kanë dëmtuar pronën publike, duke i shkulur drunjtë dekorativë në hapësirën përball komunës.

Drejtori i Inspekcionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ndaj tyre është hapur edhe kallëzim penal.

“Me marrjen e informatës nga një qytetar dje me datë 27.09.2020 rreth orës 11:40 ku dy pronarët e lokaleve përballë sheshit “Ahmet Krasniqi” kanë dëmtuar pronën publike të cilët kanë shkulur drunjtë dekorative në hapësirën përfshirë me gjelbërimin publik, Inspektorët e komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Vushtrri kanë marrë masa ndaj këtyre personave të cilët e kanë dëmtuar këtë pronë dhe ndaj tyre është shqiptuar një gjobë mandatore në shumë prej 200 EURO dhe është bërë kallëzim penal”, ka shkruar Ajeti.

Në vendin e njëjtë janë mbjellë përsëri drunjtë të të njëjtit lloj.

“Njëkohësisht pas urdhëresës brenda pak ore te njëjtin lloj të drurit është mbjellë. Andaj kërkoj nga të gjithë qytetarët që mos e dëmtojnë pronat e gjelbëruara dhe nëse hasin duke i dëmtuar kërkoj që të na njoftojnë në afatin sa më të shkurtër kohorë inspektoratin apo Policinë e Kosovës në Vushtrri”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat