Një person është dërguar nga familjarët pa vetëdije në spitalin e Ferizajt dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.
“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë”, thuhet në raport.