Therje me thikë në Kaçanik, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Kaçanik, lëndohen dy persona

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:01
Foto Ilustrim

Dy persona kanë marr lëndime të rënda trupore pasi janë therur mjete të mprehta (thikë) nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50 në rrugën “Qamil Ilazi”, në Kaçanik.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një përleshje ku ishin përdor edhe mjete të mprehta ka lënduar dy persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat