Të shtëna në një aheng në Prapashticë, konfiskohen katër armë zjarri

Kronikë e zezë

Të shtëna në një aheng në Prapashticë, konfiskohen katër armë zjarri

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:23
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë zjarri, të cilat dyshohen të jenë të përdoruara në një aheng në Prapashticë, në komunën e Prishtinës.

Deri tek zbulimi i rastit ka ardhur nga disa pamje në rrjetet sociale, ku kishte edhe gjuajtje me armë, bën të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

”Policia duke ndërmarr veprime të menjëhershme, ka realizuar një plan taktik duke vendosur disa ‘pika kontrolli për automjete’  në lokacione të ndryshme, ku janë ndaluar disa vetura dhe janë kontrolluar disa persona. Të njëjtit dyshohej se po vinin nga ahengu që ishte mbajtura në fshatin Prapashticë”.

Policia ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar njëzet persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë.

Gjatë kontrollit të automjeteve, tek të dyshuarit janë gjetur:

K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët;

K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishek; 

K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve);

B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë.

Dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative, por e njëjta është aksidentuar.

Në Stacionin Policor ”Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988), të cilit i është shqiptuar tiketë për shkelje të ‘Ligjit COVID-19’.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat