Dhunohet një e mitur në Drenas, përveç të dyshuarit arrestohet edhe një femër që e dinte për rastin

Kronikë e zezë

Dhunohet një e mitur në Drenas, përveç të dyshuarit arrestohet edhe një femër që e dinte për rastin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:54
Foto Ilustrim

Një femër e mitur në Drenas po dyshohet se është dhunuar.

Policia në raportin 24 orësh ka thënë se dje është raportuar se viktima e gjinisë femërore dyshohet se është dhunuar nga një mashkull.

Në raport thuhet se në dijeni për rastin ka qenë edhe një femër tjetër e dyshuar, mirëpo që nuk ka ndërmarrë asgjë.

Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat