Rrahje mes të miturve në Suharekë

Kronikë e zezë

Rrahje mes të miturve në Suharekë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të rrahjes mes personave të mitur kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi” kurse tjetri në rrugën “Skënderbeu”.

“Rr. Luigj Gurakuqi, Suharekë 30.09.2020 – 13:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pas një mosmarrëveshje të më hershme, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Suharekë 30.09.2020 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat