Djali nga Peja rreh babanë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Djali nga Peja rreh babanë, arrestohet nga policia

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar babanë e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku pas një mosmarrëveshje, djali ka sulmuar fizikisht babanë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull  kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat