E aksidenton çiklistin e moshuar në Gjakovë, ikë nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

E aksidenton çiklistin e moshuar në Gjakovë, ikë nga vendi i ngjarjes

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 14:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident sapo ka ndodhur në qendër të qytetit  të Gjakovës. Nga ai një biçiklist i moshuar ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se personi që ka goditur me veturë biçiklistin ka ikur nga vendin dhe se njësitet policore janë në kërkim të tij, ndërsa theksoi se viktima, është dërguar për tretman mjekësor.

“Para disa minutash ka ndodhur një aksident  në rrugën ”UÇK”. Aksidenti ka ndodhur me një automjeti dhe një biçikletë. Aksidentit ka qenë i tipit godit dhe ikë, për shkak se i dyshuari nuk është ndaluar. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti  i trafikut është në kërkim të personave të përfshirë në aksident. Viktima është parë që ka lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, theksoi Graishta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat