Pejë: E mitura raporton në polici se bashkëjeton me një person, policia e interviston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Pejë: E mitura raporton në polici se bashkëjeton me një person, policia e interviston të dyshuarin

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Në fshatin Qungur të Pejës një e mitur nën 16 vjeç është intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta është duke bashkëjetuar me një person të moshës madhore.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast është intervistuar edhe i dyshuari i cili më pas me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Raportohet se në pranin e prindit është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se bashkëjeton me të dyshuarin mashkull kosovar. Gjithashtu është shoqëruar dhe intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, përfundon raporti i PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat