​Arrestohen tre tё dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre tё dyshuar për vjedhje

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar më 13 tetor tre persona në Pejë, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Më 7 tetor, gjatë ndalimit të një veture nё rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ nё Pejё, policia kishte gjetur pajisje të vjedhura, të cilat i ka konfiskuar deri në verifikimin e tyre. Me këtë rast, policia ka bёrё verifikimin e personave dhe gjatё kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur njё televizor dhe katёr zmadhues tё zёrit.

Policia ka shoqёruar tё dyshuarit në Stacionin Policor nё Pejё dhe pas intevistimit, tё njëjtit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit lirohen në procedurё të rregullt.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojё shtёpinё e viktimёs nё fshatin Vitomiricё, shtёpi nё tё cilёn nuk jeton askush, pasi qё pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janё vjedhur sendet.

Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim.

Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes më datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit: A.Sh. (1994), L.S. (2000) dhe E.A. (1992).

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat