E rëndë/ 40 vjeçari nga Kamenica vdes pasi goditet nga një lis, në mal

Kronikë e zezë

E rëndë/ 40 vjeçari nga Kamenica vdes pasi goditet nga një lis, në mal

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:57
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Kamenicës.

Një person derisa ishte duke prerë dru, aksidentalisht i ka rënë një lis dhe nga plagët e rënda ka vdekur.

Rastin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në orët e pasdites, një person i moshës 40 vjeçare, derisa ishte duke prere dru në malet e Kamenicës, është përplasur lisi mbi të, duke e goditur dhe i njëjti s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia është duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat