Djemtë e sulmojnë nënën e tyre në Gjakovë, arrestohen nga Policia

Kronikë e zezë

Djemtë e sulmojnë nënën e tyre në Gjakovë, arrestohen nga Policia

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 13:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtimin mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në orën 17:30.

“Gjakovë 16.10.2020 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat