Këmbësori në Fushë Kosovë u godit me veturë nga polici, kjo është gjendja e tij

Kronikë e zezë

Këmbësori në Fushë Kosovë u godit me veturë nga polici, kjo është gjendja e tij

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ndodhi sot në orët e pasdites në Fushë Kosovë, ku një këmbësor u godit nga një veturë.

E personi që po e drejtonte veturën, ishte zyrtar policor,

Kjo është konfirmuar edhe nga vet Policia e Kosovës, të cilët po ashtu kanë bërë të ditur se këmbësori pas trajtimit që ka marrë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar autoambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat