Rrahje në Podujevë, përdoren mjete të forta – dy të lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje në Podujevë, përdoren mjete të forta – dy të lënduar

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Podujevë,  pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së në këtë rrahje janë përdorur një boks i hekurit dhe një revole jofunksionale.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit. Njësitë policore kanë konfiskuar një armë (revole) ndërsa boksi i hekurit që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në PK është cilësuar si “lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat