Një person është arrestua në Prishtinë, pasi kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në një market dhe me qëllim të mbajtjes se gjësendeve të vjedhura ka sulmuar viktimën femër, punëtore e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër.
Sipas Policisë, edhe i dyshuari tjetër është arrestuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.