Nuk ka të lënduar, Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një shtëpi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Nuk ka të lënduar, Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një shtëpi në Prishtinë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:50
Foto

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Migjeni’në qendër të Prishtinës.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se rreth orës 19:10 kanë pranuar informacionin se është duke u djegur një shtëpi dhe se në vendin e ngajrjes kanë dalë  zjarrëfikësit, të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Në këto momente nuk paraqitet ndonjë rrezik për banorët. Nga KEDS-i është ndalur rryma dhe në lokacion kanë dalë edhe emergjenca ku për shkak të tymit, një banor ka pasur nevojë për tretman mejkësor”, tha Hoxha.

Ai shtoi se njësitë kompentete janë duke u marrë me vendin e ngjarjes, sipas procedurave të parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat