Gjenden rreth 200 mijë euro në Malishevë

Kronikë e zezë

Gjenden rreth 200 mijë euro në Malishevë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:10
foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në Malishevë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur rreth 200 mijë euro.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës në Malishevë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe një m/k, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, i është gjetur dhe sekuestruar 160.000 funta angleze dhe 26.000 euro para, për të cilat, të dyshuarit nuk kanë dëshmuar dokument për prejardhjen e tyre”, njofton policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura përkohësisht”, thekson policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat