E kapin me 10 mijë euro e pistoletë në çantën e dorës, në shtëpi i gjejnë dhe 3 kg drogë

Kronikë e zezë

E kapin me 10 mijë euro e pistoletë në çantën e dorës, në shtëpi i gjejnë dhe 3 kg drogë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:51
Gjesendet e gjetura

Policia ka arrestuar një 29 vjeçar që lëvizte me 10 mijë euro në dhe një pistoletë në një çantë dore.

“Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa” informoi sot policia e Kukësit.

Operacioni u kodua “Babina” pasi 29 vjeçari ishte me banim në këtë fshat të Tropojës

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat