Goditet një këmbësor në Vushtrri

Kronikë e zezë

Goditet një këmbësor në Vushtrri

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:24
Foto Ilustrim

Një person gjatë lëvizjes me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Vozitësi m/k gjatë lëvizjes me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin m/k. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat