Vritet një person në qytetin e Gjilanit

Kronikë e zezë

Vritet një person në qytetin e Gjilanit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person është qëlluar me thikë në lagjen “Bojanina”.

Mbrëmë rreth orës 00:00 në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një vrasje.

Një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, ku më pas është dërguar në QKUK dhe pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Personi i therrur me thikë tani më është identifikuar, sipas informatave viktima ka qenë pranë banesës së tij kur është qëlluar nga një person.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë pritet njoftimi i policisë për të zbardhur më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat