E tmerrshme: Dhunohet seksualisht 15 vjeçarja në Gjilan, arrestohen 3 të dyshuar

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Dhunohet seksualisht 15 vjeçarja në Gjilan, arrestohen 3 të dyshuar

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për dhunimin e një 15 vjeçareje (emër i njohur për redaksinë) në një motel të Gjilanit,.

Sinjali bënë të ditur se tre të dyshuarit A.SH (2001), Q.P. (2001), E.C. (2003), ishin gjetur në motelin Dardani në Gjilan, rreth orës 22:30, pasi rastin e kishte denoncuar në Polici 15 vjeçarja.

Lidhur me këtë ngjarje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe intervistuar me shkrim dhe më pas janë dërguar në Qendrën e mbajtjes Gjilan dhe Viti, ndërsa viktima pas intervisitimit është liruar në shtëpi .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat