Çfarë ndodhi mbëmë në Drenas, pse u sekuestruan tri vetura nga policia?

Kronikë e zezë

Çfarë ndodhi mbëmë në Drenas, pse u sekuestruan tri vetura nga policia?

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Mbrëmë në Drenas, rreth orës 21 e 30 minuta, policia ka sekuestruar tri vetura në lidhje me një hetim që ka nisur më heret.

Policia sot ka njoftuar se lidhur me rastin e datës 9 tetor, keqpërdorim i detyrës zyrtare, të shtunën me urdhër të prokurorisë speciale janë sekuestruar tri vetura në Drenas.

“Me 24.10.2020- 21:30. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura. Rasti është duke vazhduar të hetohet”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.

Ende nuk dihet se për çfarë rasti bëhët fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat