Vrasja e 19 vjeçarit me thikë, ende asnjë i arrestuar

Kronikë e zezë

Vrasja e 19 vjeçarit me thikë, ende asnjë i arrestuar

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:25
Engjëll Smërqaku

Mëngjesin e së premtes 19 vjeçari Engjëll Smërqaku është therur për vdekje në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, për vrasjen e tij nuk është arrestuar ende asnjë person i dyshuar.

Policia e Kosovës thekson se po punon intensivisht në zbardhjen e këtij rasti.

“Nuk ka ende informacione për arrestimin e ndonjë të dyshuari”, tha policia.

Motivet e vrasjes mbeten akoma të paqarta, përderisa nga familja nuk janë prononcuar për rastin nëse i riu kishte telashe me dikë në të kaluarën.

Vrasja e gjilanasit ndodhi në hyrje të ndërtesës banesore ku jetonte, i cili përkundër përpjekjeve për të shpëtuar vdiq nga plagët e rënda të shkaktuara nga thika.

Atij iu dha lamtumira e fundit dje në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat