Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Imri Curri” në Han të Elezit, të cilët më pas janë arrestuar.
Sinjalizuesit njoftojnë se përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.
Të dyshuarit kanë raportuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në ambulancën e Hanit të Elezit. Ndërsa, intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.