Katër të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat