Krim makabër në Greqi/ Mbyt me shami 79-vjeçaren, copëton partnerin e saj 82-vjeçar. Shqiptari në kërkim

Kronikë e zezë

Krim makabër në Greqi/ Mbyt me shami 79-vjeçaren, copëton partnerin e saj 82-vjeçar. Shqiptari në kërkim

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Një shqiptar është i dyshuari kryesor për një vrasje të dyfishtë, makabre, të ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, autoritetet po hetojnë mbi mashkullin që hyri në banesën e një të moshuareje e duke e mbytur atë me shami.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër.

Por makrabiteti nuk mbaron me kaq. Pas vrasjes trupi ishte copëtuar dhe ishte futur në një valixhe.

Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.

Sipas mjekësisë ligjore, gruaja u mbyt për vdekje ndërsa autori përdori një shami që u gjet e lidhur rreth qafës së saj.

Trupi i saj u gjet mëngjesin e së dielës, kur vajza e 82-vjeçarit u shqetësua se nëna nuk po i përgjigjej në telefon dhe iu të hapte me focë derën.

82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat